Ballina Bota

ROMË – Di Ruzza: Ballkani Perëndimor dera e shtëpisë për Italinë

ROMË, 22 maj /ATSH-ANSA/ – Ballkani Perëndimor ka qenë gjithmonë një pikë referimi i rëndësishëm për vendin tonë, janë dera e shtëpisë për ne, deklaroi sot ambasadori italian në Bosnje-Hercegovinë, Marco Di Ruzza në forumin për marrëdhëniet dypalëshe midis Italisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

“Historikisht, në lidhje me Evropën Lindore, Italia ka promovuar një sërë veprimesh, duke përfshirë shumë iniciativa bashkëpunimi për zhvillim, që synojnë të afrojnë standardet e Bosnje-Hercegovinës me ato evropiane, një proces i madh bashkëpunimi rajonal”, tha ai.

“Qeveria e re italiane ka ndërmarrë një iniciativë të fortë për rinisjen e këtyre marrëdhënieve, duke marrë parasysh gjithashtu se mund të ketë ndikime nga realitete të tjera politike me vizione të ndryshme nga ato evropiane”, sipas ambasadorit italian, Marco Di Ruzza./ /a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMuzhaqi: Mbi 200 projekte inovative prezantohen në “National Steam Fair 2023”
Artikulli tjetërGjiknuri në Azerbajxhan: Shqipëria, i vetmi vend në botë që prodhon 100% energji të rinovueshme