Ballina Flash

Hapen aplikimet për certifikimin e operatorëve të turizmit detar

TIRANË, 22 maj /ATSH/ Janë hapur aplikimet për pajisjen me certifikatë për të gjitha subjektet që ofrojnë aktivitete lundrimi për qëllime turistike dhe çdo lloj veprimtarie të ngjashme.

Lajmin e ka bërë ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila shprehet se, “për këtë sezon veror, të gjithë Operatorët e Turizmit Detar duhet të certifikohen zyrtarisht nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit”.

Aplikimet janë të hapura për të gjitha subjektet që ofrojnë aktivitete lundrimi për qëllime turistike dhe argëtimi, që nga skafet, motorat e ujit, ski në ujë dhe çdo lloj veprimtarie të ngjashme.

Kumbaro thekson se , “asnjë subjekt nuk mund të veprojë, të ofrojë shërbime si operator i turizmit detar ose të përdorë emërtimin “Operator i turizmit detar”, nëse nuk është pajisur me certifikatë.

Për hollësi të tjera lidhur me procesin e certifikimit nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si dhe dokumentacionin e nevojshëm, të interesuarit duhet të drejtohen në linkun:https://turizmi.gov.al/…/Udhezim-nr.4-date-31.12.2020…
/gj.m/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Defender Europe 23”, Rama: Bashkohuni sot në ngjarjen më të rëndësishme ushtarake në sheshin “Nënë Tereza”
Artikulli tjetërMOLDAVI – Mijëra protestues pro BE-së mes tensioneve me Rusinë