Ballina Bota

BM – Vetëm 9% e britanikëve besojnë se Brexit është më shumë një sukses sesa dështim

LONDER, 22 maj /ATSH-DPA/ – Vetëm 9% e britanikëve tani e konsiderojnë Brexit-in më shumë si një sukses sesa një dështim, sipas një sondazhi të ri.

”Rreth 62% e njerëzve e përshkruajnë atë si një dështim. Pothuajse dyfishi i tyre, pothuaj 56% thonë se ishte veprim i gabuar.

Numri i votuesve që mendojnë se ishte i gabuar arriti nivelin më të lartë deri më sot, në 22%, tha YouGov.

Shifrat sugjerojnë se shumë njerëz pajtohen me Nigel Farage, ish-udhëheqës i Partisë së Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar (UKIP) dhe Partisë Brexit, deklaroi javën e kaluar se ”dalja e Britanisë nga BE ka dështuar”.

Shumica prej tyre do të bashkoheshin me Farage në drejtimin e gishtit nga Partia Konservatore, me 75% që deklaruan se “Brexit kishte potencialin të ishte një sukses, por zbatimi i tij nga kjo dhe/ose qeveritë e mëparshme e bëri atë një dështim”. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama me këshilltarët socialistë në Bulqizë dhe Dibër: Zona me potencial për turizmin
Artikulli tjetërAZHBR: Mbi 11 mijë karta të naftës falas të shpërndara deri tani