Ballina Aktualitet

Zgjedhjet vendore, miratohen tabelat përmbledhëse të rezultateve për Rrogozhinën e Belshin

TIRANË, 18 maj/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi miratoi sot tabelën përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjen e kryetarit dhe këshillit bashkiak në bashkitë Rrogozhinë dhe Belsh.

Po ashtu, Celibashi shqyrtoi rezultatin e verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues Serdar Hoxha, kandidat për deputet i listës shumemërore të Partisë Social Demokrate Qarku Shkodër.

Komisioneri konstatoi se, Serdar Hoxha nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të deputetit.

Gjithashtu, shqyrtoi rezultatin e verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues, Rezeart Xhelal Tusha, kandidat për deputet i listës shumemërore të Koalicionit PD – Aleanca për Ndryshim Qarku Durrës.

Komisioneri konstatoi se, Tusha nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të deputetit.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKAS vendos sanksione për kryetarët e bashkive Kamëz dhe Vorë
Artikulli tjetërEscobar nga Senati: Asociacioni nuk e prek kushtetutshmërinë e Kosovës