Ballina Aktualitet

Fino takim me homologun bullgar: Rritje e bashkëpunimit

TIRANË, 18 maj /ATSH – I. Vata/ Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Megi Fino u takua në Sofje me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Kostadin Kodjabashev.

Në takim diskutua për marrëdhëniet tradicionale dhe miqësore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, si dhe për mënyrat e reja si të rrisim bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Në vitin 2023, Bullgaria dhe Shqipëria festojnë 110 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, si dhe 30 vjet nga nënshkrimi i Traktatit dypalësh të Miqësisë dhe Bashkëpunimit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArkivat, ekspozitë në bashkëpunim me Muzeun e Bankës së Shqipërisë
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Bibla më e hershme në botë shitet me çmim marramendës