Ballina Aktualitet

PS, shumicë me 33 mandate në këshillin bashkiak të Fierit

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Në bashkinë Fier ka përfunduar numërimi për anëtarët e këshillit bashkiak, ku është shpallur fituese Partia Socialiste.

Sipas të dhënave nga KQZ në këtë bashki janë numëruar të gjitha kutitë e 224 qendrave të votimit.

Nga të dhënat rezulton se Partia Socialiste ka marrë 33 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 mandate, Partia Socialdemokrate 5 mandate dhe Partia Demokratike 4 mandate.

Ndërkohë nga 1 mandat në këshill ka marrë Aleanca Liberale e Djathtë dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStrategji Shtetërore për Rininë e Kosovës
Artikulli tjetërTabaku: Në çdo kuti votimi nga Vermoshi në Konispol, mesazhi i demokratëve është i qartë