Ballina Flash

Çfarë ndodh kur gatuan për 100 orë rresht?

ABUJA, 16 maj /ATSH-AA/ – Kuzhinierja nigeriane Hilda Bassey Effiong ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness duke gatuar për 100 orë.

E njohur gjerësisht si Hilda Baci, 27-vjeçarja Effiong arriti një rekord të ri 100-orësh në maratonën e gatimit, të cilën e nisi të premten, më 12 maj, në Lagos të Nigerisë.

E përfshirë në Librin e Rekordeve Guinness, Effiong kaloi rekordin e arritur nga kuzhinierja indiane Lata Tondon në vitin 2019, e cila kishte gatuar për 87 orë e 45 minuta./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGramsh, PS fiton me 6 mandate në këshillin bashkiak
Artikulli tjetërSOFJE – Varhelyi: BE humbi më shumë se pesë vjet në procesin e zgjerimit