Ballina Aktualitet

Zgjedhjet në Tiranë, Veliaj fiton në Astir dhe lagjen “5 Maji”

TIRANË, 15 maj /ATSH – I. Vata/ Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka humbur edhe në zonën e Astirit dhe lagjen “5 Maji”.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, vihet re se kryebashkiaku Erion Veliaj ka arritur një fitore në “Astir” dhe “5 Maji”.

Belind Këlliçi, deri dy muaj më parë, ka qenë edhe deputet i zonës së Astirit.

Gjithashtu, sipas tabelës zyrtare të KQZ për rezultatet, Belind Këlliçi ka humbur edhe në lagjen e tij, në rrugën “Myslym Shyri”, ku edhe votoi bashkë me familjarët.

Në këtë qendër votimi Veliaj ka marrë 109 vota, ndërkohë Belind Këlliçi nuk ka mundur dot të marrë më shumë se 83 vota.

Në gjithë Tiranën, deri tani Veliaj është me 45 mijë vota diferencë me Belind Këlliçin.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJosif Gorrea i PS fiton bashkinë e Divjakës
Artikulli tjetërMatura Shtetërore, Kushi takim me drejtues të shkollave në Dibër