Ballina Flash

Sako: Të gjithë në votime për të vendosur të ardhmen e qytetit

TIRANË, 14 maj /ATSH/ Kandidatja e PS-së për bashkinë Durrës, Emiriana Sako ka votuar sot dhe ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje.

Sako tha se, sot është një ditë e rëndësishme për qytetin tonë dhe uroj që procesi të jetë i qetë.

“Ftoj të gjithë bashkëqytetarët e mi nga Durrësi, Ishmi, Manza, Sukthi, Rrashbulli, Katundi i Ri që të marrin pjesë masivisht në votime, sepse sot vendosim për të ardhmen e qytetit nesër”, u shpreh Sako në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNikolla: Dita kur politikanët heshtin dhe flet populli
Artikulli tjetërDalipi thirrje qytetarëve që të votojnë: Ditë e rëndësishme për demokracinë vendore