Ballina Aktualitet

PS fiton shumicën e Këshillit Bashkiak në Elbasan

TIRANË, 14 maj /ATSH – I. Vata/ Pas numërimit të 160 qendrave të votimit nga 224 në total, për anëtarë të këshillit bashkiak, për bashkinë e Elbasanit, Partia Socialiste ka fitur 49.07% të votave ose 28 mandate.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka fituar 23.66% të votave ose 13 mandate.

Partia Demokratike ka fituar 12.80% të votave dhe 7 mandate.

Partia Social Demokrate ka fituar 2.34% ose 1 mandat.

Partia  Drejtësi  Integrim dhe Unitet 2.05% ose 1 mandat.

Partia e Gjelbër 2.17% ose 1 mandat.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Fitorja në Tiranë do të jetë me dhjetëra mijëra vota diferencë
Artikulli tjetërMbyllet numërimi, PS fiton shumicën e Këshillit Bashkiak në Vorë