Ballina Aktualitet

Prezenca e OSBE-së: Bëje zërin tënd të dëgjohet, çdo votë vlen

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka publikuar sot një video ku i bën thirrje qytetarëve të votojnë më 14 maj, në zgjedhjet vendore, pasi çdo votë vlen.

Gjithashtu, në mesazhin e saj, prezenca e OSBE-së thekson se, një ditë në 4 vjet është për të vendosur për të ardhmen.

“Ka mbi 200 të diela në 4 vjet, por vetëm 1 për të vendosur për të ardhmen e qytetit apo fshatit tënd. Bëhu pjesë e festës së demokracisë, duke ushtruar të drejtën dhe detyrën tënde qytetare më 14 maj. Çdo votë vlen! Shko voto! Bëje zërin tënd të dëgjohet!”, shkruan prezenca e OSBE-së, krah videos së publikuar në rrjetet sociale.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShefja e USAID-it: Politikanët duhet të marrin vendime të vështira në Kosovë
Artikulli tjetërKurti: Jemi të përkushtuar dhe konstruktiv në dialog