Ballina Flash

Parashikimi i motit, 10 maj 2023

TIRANË, 10 maj/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash të dendura dhe intervale të pakta kthjellimesh. Parashikohen reshje shiu të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e perëndimit dhe jugut, reshjet në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug me shpejtësi  mesatare  2-8m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 12-15m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/22 Diell re shi
Kukës 12/15 Diell re shi
Lezhë 13/21 Diell re shi
Dibër 9/16 Diell re shi
Durrës 12/21 Diell re shi
Tiranë 14/24 Diell re shi
Elbasan 11/21 Diell re shi
Berat 11/21 Diell re shi
Vlorë 13/21 Diell re shi
Korcë 10/14 Diell re shi
Gjirokastër 9/21 Diell re shi
Sarandë 12/20 Diell re shi

              

                 

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë, 10 maj 2023
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/5/2023