Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/5/2023

STOKHOLM (Suedi) – Fillimi i turneut botëror ”Renaissance” i Beyonce.

SUVA (Fixhi) – Ish-kryeministri Frank Bainimarama del në gjykatë për shpërdorim detyre.

EKATERINBURG (Rusi) – Seancë e re në gjyqin e opozitarit Yevgeni Roizman, i gjykuar për diskreditim të ushtrisë ruse.

AMSTERDAM (Holandë) – Muzeu ”Van Gogh” prezanton një pamje paraprake të një ekspozite mbi muajt e fundit të jetës së artistit.

ATHINË (Greqi) – Debat televiziv mes gjashtë kandidatëve kryesorë për zgjedhjet legjislative të 21 majit në Greqi.

VARSHAVË (Poloni) – Gjykata Kushtetuese shqyrton nëse parimi i imunitetit të shtetit është kushtetues në rastin e krimeve të luftës.

LOS GATOS (SHBA) – Publikimi i serialit Netflix “Queen Cleopatra” nga Jada Pinkett Smith.

OKB – Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Bosnjen.

ABU DABI (Emiratet e Bashkuara Arabe) – Konferenca e Teknologjisë së Klimës./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 10 maj 2023
Artikulli tjetërFOKUS – Baerbock: Detet mbeten thesari për energjinë e gjelbër