Ballina Flash

Parashikimi i motit, 9 maj 2023

TIRANË, 9 maj/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e marte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore dhe në pjesën qendrore. Më pas në pjesën e dytë të ditës, intensiteti i reshjeve rritet deri në mesatar në formë shtrëngatash.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi  mesatare  1-5m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/22 Diell re
Kukës 10/17 Diell re shi
Lezhë 12/21 Diell re
Dibër 7/17 Diell re shi
Durrës 14/23 Diell re shi
Tiranë 16/23 Diell re shi
Elbasan 14/23 Diell re shi
Berat 11/23 Diell re shi
Vlorë 14/23 Diell re shi
Korcë 8/16 Diell re shi
Gjirokastër 11/23 Diell re shi
Sarandë 14/21 Diell re shi

 

                                              

                  

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/5/2023
Artikulli tjetërFOKUS – Von der Leyen në Kiev, ndërsa BE përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë