Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/5/2023

MOSKË (Rusi) – Paradë Ushtarake që përkujton Ditën e Fitores mbi Gjermaninë Naziste dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore.

LABUAN BAJO (Indonezi) – Samiti i krerëve të shteteve dhe qeverive të ASEAN-it.

BRUKSEL (Belgjikë) – Dita e Evropës.

LONDËR – Redaktori i tabloidit ”The Mirror”, i sulmuar nga personalitete, përfshirë princin Harry, gjykohet për hakerim telefonik.

STRASBURG (Francë) – Kancelari gjerman Olaf Scholz mban një fjalim në Parlamentin Evropian me rastin e Ditës së Evropës.

MALAGA (Spanjë) – Përurimi i ekspozitës “Picasso, skulptor” në Muzeun Picasso.

MADRID – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres merr çmimin evropian ”Charles V”.

LIVERPUL – Gjysmëfinalja e parë e Eurovision Song Contest.

BERLIN (Gjermani) – Ministria e Jashtme gjermane pret “Forumin Baltik Offshore Wind” me homologët danezë dhe finlandezë.

UASHINGTON (SHBA) – Zyrtarë të Kongresit të ftuar në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi tavanin e borxhit.

KAMPALA (Uganda) – Konferenca e 10-të e Naftës në Afrikën Lindore./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBoçi: Elbasani sot mban stigmën si qyteti më i ndotur
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 9 maj 2023