TIRANË, 5 maj/ATSH/ Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit, bashkia e Tiranës është mbuluar nga një flamur gjigant.
Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj ka përkujtuar dëshmorët, ndërsa theksoi se “bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë jo vetëm rehabilitimit të Varrezave të Dëshmorëve, por dhe përkujtimit të datave dhe ngjarjeve historike për vendin tonë”.
“Lavdi, nderim dhe mirënjohje e përjetshme për Dëshmorët e paharruar të Atdheut!”, tha Veliaj.
/k.s/r.e/













