TIRANË, 1 maj /ATSH – I. Vata/ Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tropojës, Besnik Dushaj zhvilloi një takim me banorë të lagjes Nimnaj, në qytetin e Bajram Currit.
Dushaj u premtoi qytetarëve se do të kenë 24 orë ujë të shijshëm, si dhe u shpreh se do të ketë investime për bashkinë e Tropojës.
“Diskutuam rreth problematikave kryesore të kësaj lagjeje, si rruga automobilistike, e cila është në një gjendje të shkatërruar dhe mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm. Në fjalën time dhashë garancinë se ne do mundësojmë pa diskutim furnizimin me ujë të pijshëm për familjet e kësaj lagjeje, siç dhe ia dolëm për lagjet e tjera të qytetit, që me një menaxhim të duhur furnizoheshin pothuajse 24 h/ditë me ujë të pijshëm dhe siç ndërhymë me sistemime-asfaltime të disa rrugëve të qytetit Bajram Curri, ne do asfaltojmë edhe rrugën e lagjes Nimnaj”, shkroi Dushaj në një postim në rrjetet sociale.
/r.e/






















