Ballina Flash

Cara: Ndryshimi në Durrës, domosdoshmëri

TIRANË, 1 maj /ATSH – I. Vata/ Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka zhvilluar takime me qytetarë dhe biznese.

Cara ishte tek e tregu i fruta-perimeve të qytetit, ku theksoi ai, “produktet nuk mungojnë, por fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm”.

“Ndryshimi nuk është thjesht dëshirë e përbashkët, por domosdoshmëri, me synimin për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës së çdo qytetari të Durrësit, qoftë tregtar ose konsumator”, u shpreh Cara.

Në takimet me qytetarë Cara theksoi se do të punojë për Durrësin, për hapësira dhe mundësi për këdo.

“Qyteti je ti, që të diferencojnë dhe të harrojnë; që të mbajnë larg dijes dhe shkollimit; që të largojnë dhe të kufizojnë; që prek mospërfilljen, arrogancën, çdo ditë; që nuk di se ku të drejtohesh për ta ndjerë veten të barabartë e jo vetëm në letër. Qyteti jemi ne, të gjithë së bashku mund të bëjmë ndryshimin. 14 maji është zgjedhja jonë”, u shpreh ai.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAlolli: Bujqësia në Korçë është lënë në harresë
Artikulli tjetërDushaj: 24 orë ujë të pijshëm për qytetarët e Tropojës