TIRANË, 1 maj /ATSH – I. Vata/ Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Sarandës, Ardit Cikuli zhvilloi një takim me banorë të Sarandës në Korfuz.
Cikuli u shpreh krenar në rrugëtimin që ka nisur për t’i rikthyer Sarandës dinjitetin.
Cikuli theksoi se takimi ishte special për të. “Fjalë zemre nga dashuria për njëri-tjetrin, por dhe nga dashuria për Sarandën, që për secilin nga ne është bërë pjesë e zemrës. Në 14 Maj bëhu edhe ti pjesë e ndryshimit të madh, me votën tënde nis gjithçka”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Po ashtu, Cikuli zhvilloi një takim edhe me banorë të Sarandës me origjinë nga Rrëzoma.
“Nuk mund të flisnim ndryshe veçse me fjalë zemre, nga dashuria për njëri-tjetrin, por dhe nga dashuria për Sarandën, që për secilin nga ne është bërë pjesë e zemrës. Krenar që në këtë rrugëtim të sapo nisur për t’i rikthyer Sarandës dinjitetin, kam mbështetjen e patriotëve të mi, që besojnë se Saranda me pak dashuri ndryshon shumë. Andej nga anët tona, fjala e dhënë, bëhet me patjetër e kryer”, shkroi ai.
/r.e/























