Ballina Flash

Meta: Pusteci do të transformohet në një model të zhvillimit të qëndrueshëm

TIRANË, 30 prill/ATSH/- Kryetari i Partisë së lirisë Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me banorët e bashkisë së Pustecit.

Ai ka kërkuar mbështetje nga qytetarët për kandidatin Pandi Jani.

“Pas 14 Majit do ta vizitoj edhe më shpesh për të parë se si Pusteci me Kryebashkiakun e ardhshëm, Pandi Jani do të transformohet në një model të zhvillimit të qëndrueshëm, në një model të zhvillimit të agroturizmit, bujqësisë dhe blegtorisë”, është shprehur Meta.

Ai deklaroi se “ne do të mbështesim ruajtjen dhe forcimin e identitetit kulturor të këtij komuniteti të mrekullueshëm që përbën një pasuri të paçmuar për vendin tonë dhe shërben si urë miqësie dhe bashkëpunimi”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUKRAINË – Kievi: Të gatshëm për një evakuim masiv nga Khersoni
Artikulli tjetërSpahia: Në 14 maj, qytetarët e Shkodrës do dinë t’i japin përgjigjen e merituar kësaj qeverie