TIRANË, 30 prill /ATSH – I. Vata/-Kandidatin i Partisë Demokratike për bashkinë Mallakastër Agron Kapllanaj zhvilloi sot një takim me banorë të fshati Panahor.
Në një postim në rrjete sociale, Kapllanaj publikoi foto nga takimi me banorë ndërsa vuri theksin te mungesa e investimeve.
“Me banorët e Panahorit. Njerëz punëtorë dhe me vlera, por jetesa e tyre është vështirësuar për shkak të mungesës së vëmendjes nga ana e pushtetit qendor e vendor. Zero investime, zero mbështetje për banorët, duke sjellë varfëri e shpopullim. Duhet t’i rikthehemi punës për mbështetjen e qytetarëve. Ata kanë nevojë për rrugë, ujë të pijshëm, mbështetje në blegtori e bujqësi. Më 14 maj, rikthehemi te punët dhe te fjala e mbajtur”, shkruan Kapllanaj.























