Ballina Aktualitet

Berisha dhuron libra për Departamentin “Brain Gain” dhe Ekselencën në PD

TIRANË, 25 prill/ATSH/ Kryetari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhuroi disa libra për anëtarët e Departamentit “Brain Gain” dhe Ekselencës në PD.

Berisha i bashkohet nismës së veçantë të këtij departamenti “Dhuro një libër, ndriço një mendje”, nismë që synon dërgimin e librave atje ku ka pamundësi financiare.

Departamenti “Brain Gain” i Partisë Demokratike organizoi dy ditë më parë në Ditën Ndërkombëtare të Librit, një mbledhje librash të dhuruar te selia qendrore e PD.

Librat më pas do t’i shpërndajë në vende ku libri nuk shkon, ose shkon me vështirësi.
Kjo është një iniciativë inovative dhe e ndërmarrë nga një departament i përbërë nga studentë apo ish-studentë ekselentë shqiptarë nëpër botë.

Nisma ka për qëllim të nxisë promovimin e kulturës dhe arsimit në vendet ku kjo mundësi është e kufizuar.

PD thekson se, çdokush është i mirëpritur për t’u bërë pjesë e aktivitetit dhe nëse është e mundur të dhurojë libra që ndihmojnë nismën.

/k.s/ /gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdërtesa 1-shekullore, muze unik i Kosovës
Artikulli tjetërINSTAT: Mbi 1 milion të huaj vizituan Shqipërinë në 3-mujorin e parë të vitit