Ballina Ekonomi

ARRSH: Devijim i trafikut nga punimet për Bypass-in e Fierit 

TIRANË, 25 prill /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se, për shkak të punimeve që po kryhen për rehabilitimin e mbikalimit në kilometrin 18 të Bypass-it të Fierit, është i nevojshëm të bëhet devijimi i trafikut në rrugën e vjetër Fier-Vlorë.

Sipas ARRSH-së, kjo ndërhyrje do të fillojë ditën e nesërme, datë 26.04.2023, ora 09:00 dhe do të zgjasë rreth 4 orë.

“Në bashkëpunim me Policinë e Qarkullimit Rrugor kemi marrë të gjitha masat për devijimin e trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut, si dhe vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës”, thekson ARRSH.

ARRSH kërkon mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këtë ndërhyrje që po kryhet në këtë aks.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj e Manastirliu në njësinë 9: Të vazhdojmë përpara me projektet e Bulevardit të Ri
Artikulli tjetërHapet shkolla shqipe në Bolonjë të Italisë