Ballina Flash

Java Botërore e Imunizimit

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Ditët nga 24 deri në 30 prill shënojnë Javën Botërore të Imunizimit.

Çdo vit Kombet e Bashkuara celebrojnë ditët e imunizimit në javën e fundit të muajit prill, të cilat synojnë të evidentojnë nevojën e promovimit të vaksinave për të mbrojtur popullsinë e të gjitha moshave ndaj sëmundjeve të ndryshme.

Kombet e Bashkuara e veçanërisht Organizata Botërore e Shëndetit punojnë me qeveritë e vendeve të të gjithë globit për të rritur ndërgjegjësimin mbi vlerat e vaksinave dhe imunizimit si dhe të bëjnë të mundur që qeveritë të marrin mbështetjen dhe udhëzimet e nevojshme, përfshirë asistencë teknike për zbatimin me cilësi të lartë të programeve të imunizimit.

Qëllimi që OBSH i ka vënë vetes gjatë kësaj jave, është që sa shumë njerëz të arrijnë të mbrohen nga ato sëmundje për të cilat ekzistojnë vaksinat.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama publikon Podcast-in me ekipin e mjekëve: Trajtimi në QSUT, privilegj për të gjithë pacientët
Artikulli tjetër​Kurti: Bojkoti i zgjedhjeve në veri, i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar