Ballina Flash

Rama: Optimist, për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë

TIRANË, 23 prill/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama shprehu sot besimin se ekonomia shqiptare mund të zhvillohet në mënyrë të shëndetshme dhe të sjellë një rritje të konsiderueshme të mirëqenies për njerëzit.

“Këtë nuk e kam parë ndonjëherë me kaq optimizëm sa sot. E kam parë me ndjenjën se duhet t’i mbijetojmë goditjeve. Sot e shoh me optimizëm, ka vend për optimizëm”, tha Rama, në një takim me biznesin në Elbasan.

Sipas tij, “industria jonë e turizmit është arsye për të buzëqeshur për të ardhmen”.

“Në  fund të ditës ne nuk do të prodhojmë raketa në Shqipëri, por do ta arrijmë të transformojmë dhuratën e Zotit në një benefit për njerëzit. Kjo është Shqipëria e së ardhmes por na duhen të gjitha këto të tjerat, na duhet ushqimi, agropërpunimi, rritja e eksporteve bujqësore me vlerë të lartë duhet të eksportojmë minerale të përpunuar”, shtoi ai.

“Nëse do të kemi edhe bekimin e Zotit që të marrim edhe lajmin e madh që zbulimi në Shpirag është ok, sepse eksplorimi e ka nxjerrë aty, atë që mund të jetë një fuqi e paimagjinueshme nga pikëpamja financiare e Shqipërisë, naftës dhe gazit. Por testimet vazhdojnë. Nëse do ta marrim edhe këtë do të flasim për gjëra të tjera”, tha ai.

Po ashtu, Rama u ndal te potenciali që ofron edhe zona e Dumresë. “Pjesa tjetër është me Shell. Në harkun e këtyre viteve drejt 2030 do të kemi lajme të mira nga ai sektor. Kjo në kushtet e sotme të Europës dhe botës është një bekim i madh”, tha Rama.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Rritja e pagave, shtysë për t’i mbijetuar luftës për krahun e punës
Artikulli tjetërOKB: Shkrirja e akullnajave po thyen të gjitha rekordet