TIRANË, 20 prill/ATSH/ Holli Protokollar i Kryeministrisë është shndërruar në një skenografi tejet të veçantë për t’iu përshtatur thrillerit psikologjik të veprës “Hakmarrja e faljes”.
Historia e fundit që libri trajton flet për një vajzë të vogël që miqësohet me një aviator të vjetër në pension, i cili lexon për të, librin e saj të preferuar “Princi i Vogël” nga Antoine de Saint-Exupery.
Rrëfimin “Më vizato një avion” nga Eric-Emmanuel Schmitt e solli në COD, aktorja e mirënjohur Ema Andrea, e cila u shoqërua nga interpretimi i Dorina Laros në violinçel.
“Si mund ta gjejmë pjesën tonë të njerëzores kur rrethanat e jetës na cytin drejt zilisë, perversitetit, indiferencës apo krimit?” Ky ishte thelbi i interpretimit të radhës, në kuadër të takimeve të cilat Qendra për Hapje dhe Dialog i ka titulluar “COD/ACT”, ku aktorja Ema Andrea sjell për publikun interpretime të tekstit poetik dhe atij narrativ.




































