Ballina Bota

RIGË – Estonia ndihmë tjetër ushtarake për Ukrainën

RIGË, 20 prill /ATSH-DPA/ – Estonia ka njoftuar dërgimin e armëve të tjera në Ukrainë, përpara bisedimeve të ndihmës ushtarake perëndimore, për vendin e shkatërruar nga lufta.

“Paketa e ndihmës përfshin municione artilerie të kalibrit 155 milimetra”, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes në Talin.

Ky është kontributi i Estonisë bazuar në marrëveshjen e vendeve të BE-së për të furnizuar Ukrainën me 1 milion predha artilerie.

Vendi baltik i BE-së dhe NATO-s gjithashtu do t’i dorëzojë Kievit pajisjet që përmirësojnë shikimin gjatë natës dhe municionet për armë të vogla.

Ukraina është mbrojtur kundër sulmeve dhe pushtimit të Rusisë për gati 14 muaj, dhe është kryesisht e varur nga mbështetja ushtarake perëndimore.

Aleatët perëndimorë kanë planifikuar të diskutojnë të premten ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën, në bazën ajrore amerikane në Ramstein, në shtetin perëndimor gjerman të Rheinland-Pfalz.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Vijon mbjellja e pemëve nga fondi zgjedhor i PS-së
Artikulli tjetërKëlliçi: Iki nëse nuk realizoj transportin publik falas