Ballina Flash

Hill: Tani s’është momenti i duhur për t’i mbajtur zgjedhjet në veri

PRISHTINË, 20 prill /ATSH/ Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill ka deklaruar sot se tani nuk është momenti për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Ai ka thënë se “aktualisht jemi në një moment kritik”.

“Jo vetëm vendi im, por edhe shumë vende të tjera besojnë se tani nuk është momenti i duhur për t’i mbajtur ato, duke qenë se aktualisht jemi në një moment kritik, një moment domethënës për dialogun që po zhvillohet. Ne besojmë se të gjitha problemet duhet të zgjidhen përmes dialogut”, ka thënë Hill në një intervistë për Blic të Serbisë.

Kujtojmë që, ditë më parë, Lista Serbe, që ka udhëhequr me katër komunat veriore ka treguar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, sipas tyre deri në formimimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në zgjedhjet e 23 prillit, për kryetarë të katër komunave në veri do të garojnë 11 kandidatë, ku vetëm dy prej tyre janë nga komuniteti serb. Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale do të mbahen në veri pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut. Kryetarët e këtyre komunave kanë dhënë dorëheqje në nëntor të vitit 2022 për shkak të vendimit qeveritar për targat ilegale serbe. Zgjedhjet në veri fillimisht janë caktuar për datën 18 dhjetor të vitit 2022, mirëpo ato janë shtyrë pas incidenteve nga grupe kriminale serbe ndaj zyratrëve të KKZ-ve dhe pamundësisë për organizimin e tyre./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia: Vetëdorëzohet autori i dyshuar që vrau me mjet prerës 20 vjeçarin në Tiranë
Artikulli tjetërRikualifikimi urban i disa rrugëve në Berat, qeveria miraton fondin e shpronësimeve