Ballina Aktualitet

Nikolla: Ringjallja e Krishtit, ditë e hareshme që treti errësirën

TIRANË, 16 prill/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, uroi sot besimtarët ortodoksë për Festën e Pashkëve.

Në mesazhin e saj për besimtarët ortodoksë Nikolla thekson se ringjallja e Krishtit, ishte një dritë e hareshme që treti errësirën, largoi pikëllimin dhe lajmëroi një fillim të ri

“Ringjallja e Krishtit, një dritë e hareshme që treti errësirën, largoi pikëllimin dhe lajmëroi një fillim të ri. Festa e Pashkëve zgjon ëndrrat, ndihmon besimtarët, na ndihmon të gjithëve, për të kapërcyer vështirësitë, mundur lodhjen, korrigjuar dobësitë njerëzore, larguar pesimizmin, frikën, urrejtjen dhe përqafuar besimin, kurajon, ëmbëlsinë njerëzore. Festa e Pashkëve na ngjit në malin e lartë të humanizmit, përkushtimit, dashurisë. Gëzuar Pashkët, shëndet e mbarësi për të gjithë besimtarët ortodoksë!”, thuhet në mesazhin e kryeparlamentares Nikolla.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUKRAINË – Forcat ruse sulmojnë sërish pavarësisht Pashkëve Ortodokse
Artikulli tjetërKIEV – Zelensky kërkon garanci për sigurinë e Ukrainës përpara anëtarësimit në NATO