Ballina Flash

Parashikimi i motit, 9 prill 2023

TIRANË, 9 prill /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Deri në mesditë reshje shiu me intensitet të ulët dhe me pas me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave dhe pjesërisht stuhi.

Në lartësinë mbi 800 metra në zonat malore parashikohen reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi 1-8m/sek,  shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/15 re shi
Kukës 1/11 re shi/bore
Lezhë 3/15 re shi
Dibër 0/12 re shi/bore
Durrës 7/17 re shi
Tiranë 6/17 re shi
Elbasan 5/15 re shi
Berat 3/17 re shi
Vlorë 6/16 re shi
Korcë 1/8 re shi/bore
Gjirokastër 1/14 re shi
Sarandë 7/16 re shi
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Rritje page deri në 187 500 lekë për policinë e burgjeve
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/4/2023