PRISHTINË, 9 prill /ATSH/ Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka uruar sot ditën e Kushtetutës së Kosovës, në 15-vjetorin e ratifikimit të saj.
Ai është shprehur krenar që mbështet qytetarët dhe institucionet e Kosovës.
Kushtetuta e Kosovës është ratifikuar më 9 prill 2008 dhe ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008. Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit. /KosovaPress/























