Ballina Ekonomi

Reshje dëbore në veri, ARRSH: Qarkullimi kryhet pa probleme

TIRANË, 5 prill /ATSH/ Temperaturat e ulëta dhe ngricat janë rikthyer gjatë ditëve të fundit në zonat verilindore dhe veriore.

Gjatë natës temperaturat kanë qenë në vlera negative në zonat malore shoqëruar me reshje dëbore në lartësinë mbi 700 m.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se, është punuar me mjete borëpastruese dhe me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat

ARRSH bën të ditur se, “rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​24 vjet nga masakra e Rezallës ku u ekzekutuan 98 shqiptarë
Artikulli tjetërFOKUS – Zelensky në Poloni, Lukashenko në Rusi