Ballina Flash

Mbi 4 mijë vizitorë në Kalanë e Rozafës

TIRANË, 5 prill/ATSH/ Kalaja e Rozafës në Shkodër gjatë muajit mars është vizituar nga një numër i lartë vizitorësh.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bëri të ditur se, “gjatë periudhës 1-31 mars shifra e vizitorëve arriti në 4689 ose 959 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të 2022”.

Sipas DRTK, gjatë marsit të 2022 kalaja e Rozafës u vizitua nga 3730 vizitorë vendas e të huaj.

Rikualifikimi i kalasë së Rozafës përmes ndriçimit, një investim i Ministrisë së Kulturës, e ka kthyer atë në një atraksion turistik, të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj edhe në mbrëmje.

Kalaja e Rozafës është monument historik. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatllinjve (shek. XVIII-XIX). E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të besës legjendare.

/k.s/ /gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – SHBA-ja njofton paketën e re të ndihmës prej 2,6 miliardë dollarësh për Ukrainën
Artikulli tjetër​24 vjet nga masakra e Rezallës ku u ekzekutuan 98 shqiptarë