Ballina Flash

MSHMS: 28 të infektuar me COVID-19

TIRANË, 4 prill/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 385 testime, nga të cilët 28 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas MSHMS-së, rastet pozitive janë konstatuar 22 në Tiranë, 2 në Pukë, nga 1 qytetar në Durrës, Devoll, Belsh, Fushë-Arrëz.

Janë 188 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,135 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (4 prill 2023)

Raste të reja ditore 28
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 385

Testime totale 2,049,782
Raste pozitive 333,927
Raste të shëruara 330,135
Raste aktive 188
Humbje jete 3,604

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 160
Shkodër 7
Vlorë 6
Berat 5
Durrës 3
Korçë 3
Fier 2
Elbasan 2

/k.s/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSmith: Mbretëria e Bashkuar, avokate e vendosur e shtetit të së drejtës
Artikulli tjetërKOMENT – Finlanda i bashkohet NATO-s ndërsa një epokë e re nis në sigurinë perëndimore