Ballina Bota

HELSINKI – Konservatorët fitojnë zgjedhjet

HELSINKI, 3 prill /ATSH-ANSA/ – Kryeministra Sanna Marin humbet në zgjedhjet në Finlandë.

Popullariteti i saj nuk mjaftoi për socialdemokratët, të cilët u rrëzuan nga konservatorët.

Në fund të një numërimi, kreu i koalicionit kombëtar Petteri Orpo pretendoi fitoren dhe kryeministrja në largim ia dha atë.

Bën përshtypje edhe bumi i së djathtës ekstreme, e cila bëhet forca e dytë në vend dhe rritet në më të lartat në historinë e saj.

Megjithatë, formimi i qeverisë mbetet një enigmë.

Në votimin për rinovimin e Eduskunta, parlamenti njëdhomësh i Finlandës, me mbi 96% të votave të numëruara, qendra e djathtë vlerësohet se ka marrë 48 vende, nga gjithsej 200, ndërsa partia nacional-populiste dhe euroskeptike e “Finlandezët e vërtetë” e Riikka Purra ka marrë 46.

Partia e kryeministres 37-vjeçare në largim duhet të ketë marrë 43 vende./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Zëvendëskancelari gjerman Habeck viziton Ukrainën
Artikulli tjetërKëlliçi: Ngremë të paktën 15 tregje të gjelbra në Tiranë