Ballina Bota

FOKUS – BM: Ofensiva dimërore ruse në Ukrainë po dështon

LONDER, 1 prill /ATSH – DPA/ – Përpjekjet ruse për të rritur kontrollin ushtarak në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës kanë dështuar, deklaruan ekspertët britanikë të mbrojtjes në vlerësimin e tyre të fundit të inteligjencës.

”Shefi i Shtabit të Rusisë, Valery Gerasimov, i cili mori komandën e ‘operacionit special ushtarak’ të vendit në Ukrainë më 11 janar, ka kërkuar të nisë një ofensivë të përgjithshme dimërore me qëllim të shtrirjes së kontrollit rus mbi të gjithë rajonin e Donbasit”, theksoi ministria e Mbrojtjes britanike në Twitter.

“Tetëdhjetë ditë më vonë, është gjithnjë e më evidente se ky projekt ka dështuar”, shtoi ai.

”Në disa pika përgjatë frontit, forcat ruse arritën vetëm përfitime margjinale me koston e dhjetëra mijëra viktimave. Kjo ka ” zhgënjyer” përfitimet e personelit të arritur me mobilizimin e pjesshëm vitin e kaluar”, shkroi ministria . /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdahet nga jeta Nezihat Stërmasi, bashkëshortja e legjendës Selman Stërmasi
Artikulli tjetërThaçi në Gjykatën e Hagës, Rama: Dikur u cilësua “George Washington” i Kosovës