Ballina Flash

“Osumi” fitues i Kampionatit Kombëtar të Rafting

TIRANË, 29 mars/ATSH/ Ekipi “Osumi” u shpall sot fitues i Kampionatit Kombëtar të Rafting, i cili u zhvillua në qytetin e Beratit.

Ky aktivitet u zhvillua me mbështetjen e bashkisë Berat, Federatës Botërore të Rafting,  Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Komunitetit Olimpik Shqiptar.

Në garën e zhvilluar në lumin “Osum” morën pjesë qindra të rinj të pasionuar pas rafting nga qytete të ndryshme të vendit.

Me vendin e dytë u nderuan ekipi “Vjosa”, “Bistrica”, “Drini i Zi” dhe në vendin e 5 “Shkumbini”.

Ky eveniment përveç se stimulon sidomos të rinjtë që të përqafojnë sportin, promovon turizmin dhe bukuritë natyrore të vendit tonë.

Vitet e fundit, sportet e ujit në vendin tonë, janë kthyer në guida turistike mjaft të pëlqyera nga turistët e aventurës. Rafting është ndër sportet ujore, të cilat po praktikohen në kanionet dhe lumenjtë e shumtë që ofron Shqipëria.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Rritja e pagave nuk ka lidhje me zgjedhjet, jemi në kushte të jashtëzakonshme
Artikulli tjetërBERLIN – 900 oficerë policie gjatë vizitës së mbretit Charles III