Ballina Flash

MSHMS: 14 të infektuar me COVID-19

TIRANË, 28 mars/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 279 testime, nga të cilët 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas MSHMS rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 7 qytetarë në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Fier, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Devoll, Gramsh.

“Janë 154 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, informon Ministria.

“Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,072 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.

Statistika (28 mars 2023)

Raste të reja ditore 14
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 279

Testime totale 2,047,887
Raste pozitive 333,828
Raste të shëruara 330,072
Raste aktive 154
Humbje jete 3,602

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 132
Fier 7
Vlorë 4
Shkodër 4
Berat  3
Durrës 3
Elbasan 1
Korçë 1

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDialogu Kosovë-Serbi, Stano: Javën e ardhshme takimi i kryenegociatorëve
Artikulli tjetërPromovohet libri “Kryemjeshtri”, Rama: Driton Kuka, djali pejan me një numër të madh rekordesh në judo