Ballina Aktualitet

Xhaçka-Pendarovski: BE duhet të ruajë intensitetin e procesit të integrimit

TIRANË, 27 mars/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim me presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Xhaçka informoi se në takim u diskutua mbi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe rëndësinë e tyre për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Ndamë të njëjtin mendim se BE-ja duhet të vazhdojë të ruajë intensitetin e procesit të integrimit, duke marrë parasysh kontekstin e luftës në Ukrainë dhe kërcënimet ndaj sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor”, theksoi ministrja.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Xhaçka inkurajoi aktorët politikë që të përmbushin angazhimet për t’i hapur rrugë procesit të integrimit.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBejko: Këlliçi në hall, bën premtime që nuk i beson as vetë
Artikulli tjetërVARSHAVË – Polonia përfituesja më e madhe e Fondit Evropian të Paqes