Ballina Bota

KIEV – GUR: Në Krime u shkatërruan raketa kryqëzuese ruse

KIEV, 21 mars /ATSH-AA/ – Shërbimi Informativ Kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës (GUR) thotë se raketat kryqëzuese ruse u shkatërruan gjatë një shpërthimi që ndodhi në qytetin Zhankoi në veri të Krimesë.

“Në shpërthim gjatë transportit u shkatërruan raketat ruse ‘Kalibr’, si dhe hekurudha”, thuhet në komunikatën e GUR.

Mësohet se raketat janë transportuar me qëllim që të hidheshin nga anijet e flotës ruse në Detin e Zi.

Raketat ishim me rreze veprimi mbi 2.500 kilometra për objektivat në tokë dhe 375 kilometra për objektivat në det.

“Më shpërthimet e fundit vazhdon procesi i çarmatimit të Rusisë dhe përgatitjes për çlirimin e gadishullit ukrainas të Krimesë nga okupimi”, theksohet në deklaratën nga GUR.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPeleshi në Forumin “Schuman”: Bashkëpunimi, e vetmja rrugë për të siguruar paqen
Artikulli tjetërBraimllari: Raporti i DASH konfirmon shqetësimet e opozitës