Ballina Flash

Parashikimi i motit, 18 mars 2023

TIRANË, 18 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë verilindore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta e hera herës mesatare kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites. Vranësirat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në juglindje.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim dhe shpejtësi 1-7 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 1-2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/17 Diell re
Kukës 5/15 Diell
Lezhë 3/16 Diell re
Dibër 0/15 Diell
Durrës 7/20 Diell re
Tiranë 6/21 Diell
Elbasan 5/20 Diell re
Berat 4/21 Diell
Vlorë 7/20 Diell
Korçë 1/13 Diell re
Gjirokastër 4/19 Diell re
Sarandë 8/18 Diell re

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Kurti: Do të kem konsideratë për marrëveshjet e arritura deri tani
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/3/2023