Ballina Flash

​Presidentja Osmani takon Escobar

PRISHTINË, 17 mars /ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas takimit Osmani dhe Escobar do të deklarohen për medie.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Vizita e Escobar në Kosovë vjen një ditë para takimit të Ohrit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak”FoodLand”, festivali i ushqimit të shëndetshëm për konsumatorët e vegjël
Artikulli tjetërITALI – Nis plani për ndërtimin e urës që lidh Siçilinë me kontinentin