Ballina Aktualitet

Përfundon stërvitja e përbashkët e Forcës tonë Detare me atë spanjolle

TIRANË, 17 mars /ATSH/ Stërvitja e përbashkët e Forcës tonë Detare me atë spanjolle ka përfunduar me sukses.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ka publikuar dhe foto nga stërvitja e dy Forcave Detare.

“Një përmbyllje e suksesshme ajo e stërvitjes së dytë të përbashkët midis Forcës sonë Detare dhe asaj spanjolle. Pavarësisht kushteve sfiduese të motit, efektivët tanë ia dolën me sukses për të zgjidhur në mënyrë efektive çdo situatë”, ka shkruar Peleshi.

Ministri është shprehur se, është emocionuese të shohësh fuqinë e partneritetit dhe bashkëpunimit mes vendeve aleate të NATO-s.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLeku fiton terren ndaj dollarit dhe euros
Artikulli tjetërKOMENT – Rifillojnë protestat kundër reformave të pensioneve në Francë