Ballina Aktualitet

BE: Plotësisht të përkushtuar për të vazhduar mbështetjen ndaj anëtarësimit

TIRANË, 17 mars /ATSH/ Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka mirëpritur miratimin e djeshëm nga Kuvendi për ndryshimet në ligjin “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Delegacioni i BE-së, përmes një statusi në rrjetet sociale, shprehet se, miratimi i djeshëm ndërpartiak i legjislacionit forcon rolin e Parlamentit shqiptar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kjo është rruga e duhur për të ndërtuar legjitimitetin dhe për të bërë reforma të qëndrueshme. Bashkimi Evropian është plotësisht i përkushtuar për të vazhduar mbështetjen ndaj Shqipërisë në këtë drejtim”, shkruan Delegacioni i BE-së në Tiranë.

Me 110 vota pro Kuvendi miratoi dje ndryshimet në ligjin “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

/gj.m/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Johnson rizgjidhet kandidat për zgjedhjet e konservatorëve
Artikulli tjetërRama: “Durrës Yacht & Marina” do të transformojë gjithçka, sfidë kapitali njerëzor