Ballina Flash

Parashikimi i motit, 16 mars 2023

TIRANË, 16 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin si pasojë e një situate pasfrontale të kalimi të një fronti të ftohtë.

Moti fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri dhe të dendura në relievet malore. Duke filluar prej orëve të mesditës moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim intensive dhe shpejtësi mesatare 3-10m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton shpejtësi dhe behët tepër intensive dhe problematike dhe shpejtësinë e Tufanit 16-25 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 3-6 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/14 Diell pak re
Kukës 2/10 Diell re
Lezhë 5/14 Diell pak re
Dibër 0/11 Diell re
Durrës 7/16 Diell pak re
Tiranë 6/16 Diell pak re
Elbasan 6/16 Diell pak re
Berat 4/16 Diell pak re
Vlorë 7/16 Diell pak re
Korçë 2/12 Diell re
Gjirokastër 3/16 Diell pak re
Sarandë 6/16 Diell pak re

 

 

                                                               

                 

           

                           

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​FVK fiton të drejtën për organizimin e kualifikueseve të Evropianit U22
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/3/2023