TIRANË, 15 mars/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot lidhur me skandalin e publikuar në medie, ku biznesmenë rusë të kompanive të naftës kanë bërë pagesa ndaj deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në vitin 2017.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se dokumentet e publikuara tregojnë se ashtu si Berisha, edhe Meta është aksionar në kompanitë e oligarkëve të presidentit rus Vladimir Putin.
“Aleanca e rublave nuk lë shumë vend për hamendësime. Hetimi i EUREPORTER konfirmon Berishën, por nxjerr edhe Metën në borderotë e Kremlinit. Madje siç duket qartazi nga dokumentet e zbuluara, qenkan edhe aksionarë në kompanitë e oligarkëve të Putinit”, shkruan Balla.
/m.m/r.e/






















