Ballina Ekonomi

Ibrahimaj: Punësimi u rrit me 4.2 %

TIRANË, 13 mars/ATSH/ Në tremujorin e katërt të vitit 2022, totali i shkallës së punësimit arriti 66.5 %, duke shënuar rritje me 4.2 %, krahasuar me një vit më parë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se, niveli i papunësisë në tremujorin e katërt të vitit 2022 u ul me 1.4 %, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të mëparshëm.

Ibrahimaj vuri në dukje se, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, në tremujorin e katërt është 74.8 %, duke shënuar rritje me 4.4 %.

Në terma vjetorë, punësimi u rrit me 0.5 % në sektorin e industrisë, me 6.3 % në sektorin e shërbimeve, dhe me 3.8 % në sektorin e bujqësisë.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVihet gurthemeli i shkollës së mesme të ulët “Fan S. Noli” në Kamenicë
Artikulli tjetërRegjistrimi në zgjedhje, KAS vendos mosshqyrtimin e ankesave të Alibeajt dhe Berishës