Ballina Flash

MSHMS: 12 të infektuar me COVID-19

TIRANË, 11 mars /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se, në 24 orët e fundit janë kryer 288 testime, nga të cilët 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas MSHMS, rastet pozitive kanë rezultuar në këto bashki: 9 qytetarë në Tiranë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Fier, Patos.

“Janë 170 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2”, informon Ministria.

“Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,881 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në një njoftim.

Statistika ( 11 Mars 2023)

Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 288

Testime totale 2,043,721
Raste pozitive 333,651
Raste të shëruara 329,881
Raste aktive 170
Humbje jete 3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 147
Fier 10
Vlorë 3
Shkodër 3
Gjirokastër 2
Durrës  1
Elbasan 1
Berat  1
Kukës  1
Lezhë  1

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Spiunoi për llogari të Rusisë, dënohet me 30 vjet oficeri i marinës
Artikulli tjetërE kuqe apo e bardhë? Vera që zgjidhni zbulon personalitetin tuaj!