Ballina Bota

FOKUS – Macron dhe Sunak njoftojnë krijimin e një qendre të re të paraburgimit

PARIS, 11 mars /ATSH-ANSA/ – Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Rishi Sunak kanë shpallur një qendër të re ndalimi për emigrantët e paligjshëm në Francën veriore, si pjesë e nismave të reja për të trajtuar fenomenin e kalimeve të parregullta të Kanalit.

“Ne shpallim një qendër të re paraburgimi në veri të Francës, një qendër të re komandimi që do të bashkojë ekipet tona për herë të parë dhe 500 agjentë të rinj që do të patrullojnë plazhet franceze”, deklaroi Sunak në konferencën e përbashkët për shtyp në fund të takimit.

”Ndër iniciativat e tjera të pajisjes, dronët e rinj dhe teknologjitë e vëzhgimit “për të rritur nivelin e përgjimit” shtoi Sunak. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku në fabrikën “Kaza Frut”: Shembull suksesi që meriton vlerësim e mbështetje
Artikulli tjetërXhixho prezanton kandidatët për këshillin bashkiak të Tiranës