Ballina Flash

Shkolla në Golem me panele diellore

TIRANË, 10 mars /ATSH/ Energjia e prodhuar nga panelet diellore tashmë po aplikohet edhe në tarracat e shkollave.

Shkolla e mesme e agrobiznesit “Charles Telford Erickson” në Golem, do të ketë së shpejti një sistem panelesh diellore në tarracën e saj, falë programit të Delegacionit të Bashkimit Evropian EU4Municipalities.

Energjia e prodhuar do të mbulojë një përqindje të mirë të nevojave të shkollës.

Në kuadër të këtij programi do të realizohen 5 aktivitete për rritjen e kapaciteteve rreth përdorimit të energjive të rinovueshme për bashkinë Kavajë.

Në shkollën e agrobiznesit “Charles Telford Erickson” do të realizohet instalimi i një sistemi panelesh diellore, me kapacitet total prej 26 kwp në tarracën e kësaj shkolle.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Scholz: Optimist për arritjen e marrëveshjes së subvencioneve BE-SHBA
Artikulli tjetërSejko: Inflacioni ka vijuar trendin rënës për të katërtin muaj radhazi